Pavol Janik
(Sllovakė)

E ĒUTITĖSHME
Unė zmadhoj ujėt
Ku ke reflektuar fytyra jote
Dhe me njė tė bėrtitur
E ndaloj qė tė mos derdhet
Tė drejtohem ty me frymė
Pa asnjė fjalė, vetėm me frymė
Pėrderisa ti je njė qelqe me akull
para gllėnkės.
Tė dridhurat tė pandalura nėn syprinėn e
mpirjes tėnde
dhe nė fund pėr njė moment llaps
ja pse po pres ditėn
kur do tė jesh e tėra zjarr
TEATRI I JETĖS
Jeta sėshtė tjetėr, veē shfaqje teatri
njė shfaqje qė duam ta luajmė gjithmonė
Kur jemi nė qejf, kostum e kollare
a si ndėrrojmė me rrobet e kllounit?
Vrapon jeta, rend, nga lluca nė pellg
me ne sillet jeta si tė jetė lavjerrės
kėtė e di mirė, e ka provuar ēdo brez
siē ka qėnė sbėhet mė jeta asnjėherė
Njė gotė e mbushur pėplot ėshtė jeta
qė derdhet nga pak, pėrditė, nė ēdo vėnd;
poshtė thembrave tona, ēfar derdhet ndalon
poshtė thembrave tona duam tė kemi dikėnd
Janė arna nė perde ...janė arna dhe shpirti .
Nė fund tė vjen vdekja shahmat loja jote
Po prap meriton tė luhet kjo lojė
Ji i gėzuar ...nė fund tė fundit , ti rrojte
Ka gjetur kjo jetė nė skenė njė pasqyrė
Ajo vjen e gjallė me tė ditpėrditė.
Nėse ty diēka tė tundon nė teatėr
Lėviz drejt kohėve antike
Rri mirė, rregullohu nė fronin tėnd bosh
Mėsoji me zemėr ti ēastet e jetės
Nėqoftėse gogėsin gjatė shfaqjes sė saj
Atėherė shiko, kthe paret e biletės
NJU JORK
Nė njė pasqyrė tė rrafshėt
Tė gjirit tė pispillosur
Shėnjat e njė qyteti kockėdalė
Qė I ngul thikėn qiellit tė shėndritshėm
Nė detin e shėndritėshėm tė llampave
Duke kėkruar flirt lėvrijnė varkat
Fėrgėllojnė mahnitėshėm
Nė kėmbėt e tua tė shqetėsuara
duke lundruar nė ultėsirėn e kuvertės
sė njė brocade me veshjen e mbrėmjes
Papritur, tė humbet tjetri
Si gjilpėra nė kashtė
Diēka kemi marrė me vete
zgjatin lumuzinat
lodrojnė ketrushėt nė Central Park
dhe trupi i metaltė i lirisė sė vdekur.
Nė Nju Jork gjithēka tė bėhet lėmsh
Mbrėmjet e shėndritėshme llapsin.
Shkėlqen njėmijė armėshi i mega qytetit
Shkruan mesazhi i Ajnshtajnit rreth
shpejtėisė sė dritės
ēdo mbrėmje nėpėr llapsien e sipėrfaqes sė
ujit.
Dhe sėrish pėrpara muzgut
pėrmbushet ekrani i argjentė
i qiellit tė Nju Jorkut
me hektolitrat e gjakut tė Hollivudit
Deri ku arrin perandoria e xhamave dhe
mermereve?
Deri ku nishani i rraketave tė larta tė
grataēieleve?
Zoti blen njė hot dog
Poshtė njė rruge gjashtėdhjetė katėshe
Zoti ėshtė njė zezak
Qė dėshėron kolorin gri tė konkretes
Dielli i tij ka lindur prej tij vetė
nė njė kuti kartoni
nga lloji mė i ri i skllavit
ENGJĖLLI DALLOHET NGA PENDĖT
(Pėr prindėrit e mi, qė kanė shkuar, qė sjanė mė)
Nė thellėsirat e intimiteteve tė mia shfaqen
skelete
dhe e gjith memoria ime e qelqėt dridhet.
Nė fund tė heshtjes pėr tė dėgjuar shiun e
vitit qė shkoi
se si ai diktonte pėshpėritje
Telegrami i tij i pakuptueshem:
Njė grup engjėjsh tė trishtuar
po rėnkojnė nėn ndriēimin e e hėnės.
Lumi - drejt theqafjes nga mėrzia,
shpirti qė po vdes i ujit
gremiset teposhtė
pėr te shtrati i tij i qetė.
Ndjej mėshirė
pas eksplozionit tė gjakut
kanė hyrė nėpėr venat e mia
ėngjėjt supersonikė
ardhur nga tė vdekurit.
Motorrat e tyre shurdhonjės
fillojnė qė nė trurin tim.
Kur ata ngrihen
nis qetėsia mė e thellė
gjatė sė cilės mė bėhet se dėgjoj
se si ata derdhin nėpėr parket
perlat e distancės
Shfaqja e mėngjesit me loė tė ngrirė
nguros nė sytė e mi
qė ende kanė kaq vjeshtė.
Shqipėroi Riza Lahi
_________________________
Magjister, PhD, Pavol Janik, President i Shoqatės sė Shkrimtarėve Sllovakė, fitues i shumė ēmimeve kombėtare dhe ndėrkombėtare, poet, romancier, dramaturg.